Sporti
Vlado markoviç asi që shkëlqeu me skënderbeun e mbani mend golin që shënoi ndaj besës
Për të gjithë lojtarët që kemi risjellë deri tani themi që a e mbani mend dhe padiskutim që shumica e mbajnë mend, ndërkohë që për këtë lojtarin në foto, janë më të pakët ata që në memorien e tyre sjellin ndërmend boshnjakun Vladimir Markoviç, ose Vlado siç e njihnin të gjithë.Ka luajtur vetëm një sezon me Skënderbeun në atë 2010-2011 dhe gjithsej u aktivizua në 40 ndeshje ku shënoi edhe dy gola. Mbrojtësi i krahut të majtë do të mbahet mend për shpejtësinë, grintën dhe atë që dha me fanelën bardhekuqe.Një superlojtar, teksa nuk kanë për ta harruar tifozët korçarë atë gol që shënoi më 23 gusht të 2010, me një perlë që lëshoi me të majtën nga 40 metra larg, brenda në stadiumin “Besa”. Ajo ndeshje ishte e para e kategorisë superiore në atë kohë dhe Skënderbeu fitoi 1-0 në transfertë.Më pas Vlado u largua te Teuta ku luajti vetëm tre ndeshje për tu rikthyer në Bosnje. Mbrojtësi i shkëlqyer majtosh njihet edhe për aventurat e mëdha që bënte, teksa më 18 dhjetor të 2013-ës u arrestua për grabitje me armë. Por kjo pak rëndësi ka, pasi te Skënderbeu ishte ndër lojtarët më të mirë në atë kohë dhe në këtë qytet do të kujtohet që edhe pse në vetëm një sezon dha gjithçka për Skënderbeun.Vlado Markoviç nuk do të harrohet asnjëherë.
Sporti
Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti2 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje19 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet3 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special