Nuk ndalet Pogradeci në volejboll për ferma. Ndërkohë që në këto ditë të fundit të 2024-ës liqenoret dhe më konkretisht drejtuesit e klubit kanë zyrtarizuar afrimin e parë atë të Paola Gjata si afrimin e parë dimëror, në këto momente vijnë edhe dy blerje të tjera për këtë skuadër.
Ana Fasuela dhe Marcela Saini, janë dy emrat e tjerë që do ti bashkohen Pogradecit në volejboll për femra në muajin janar, ndërkohë që duket se merkatoja është “zjarr” për liqenoret që kanë si objektiv katër vendet e para dhe me afrimin e këtyre lojtareve të tjera objektivi duket mëse i arritshëm. Në këtë mënyrë shkon në tre numri i afrimeve në harkun kohor të dy ditëve dhe ndoshta do të ketë edhe ndonjë afrim tjetër në ditët në vazhdim.
Pogradeci në volejboll për femra po investon shumë në këtë merkato dimërore dhe tashmë mbetet që fjalën ta ketë skuadra, pasi drejtuesit po bëjnë përpjekjet maksimale që të ndërtojnë një ekip të denjë dhe investimi është vërtet i madh.
Njoftimi i klubit për Ana Fasuleva:
Ekipi i Volejbollit të vajzave në Pogradec njofton arritjen e akordit me volejbollisten nga Maqedonia e Veriut, Ana Fasuleva.
Së shpejti nënshkrimi dhe prezantimi zyrtar!
Suksese!
Njoftimi i klubit për Marcela Saini:
Ekipi i Volejbollit të vajzave në Pogradec njofton arritjen e akordit me pasuesen Marcela Saini.
Së shpejti nënshkrimi dhe prezantimi zyrtar!
Suksese!
Pogradeci remains unstoppable in women’s volleyball. As the end of 2024 approaches, the team by the lake, specifically the club’s management, has officially announced their first winter signing: Paola Gjata. Meanwhile, two more new additions to the squad have also been confirmed.
“KORÇA BOOM”