Më 26 dhjetor të vitit të kaluar ka qenë portali ynë “Korça Boom” që zbuloi afrimin e parë të merkatos dimërore dhe ishte Ghaziane Moulla Rozi, lojtare që u zyrtarizua edhe nga a e klubit bardhekuq, teksa Rozi është prezantuar me fanelën e Skënderbeut.
Një lajm të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri i Skënderbeut në volejboll për femra Orlando Koja, i cili sigurisht e ka cilësuar menjëherë “ujkonjë” që i bashkohet kampioneve.
Bëhet fjalë për pasuesen e kombëtares së Algjerisë, lojtare e cila do të kompletojë edhe më shumë rolin e pasueses te skuadra e Skënderbeut. Është vetëm 23-vjeçe dhe Rozi tashmë do të fillojë aventurën e re në Shqipëri me Skënderbeun, kampionen në fuqi dhe skuadrën pretendente për ti fituar edhe këtë sezon të gjitha trofetë.
Tashmë me këtë zyrtarizim të Ghaziane Moulla Rozi, pritet që të ketë edhe një afrim tjetër të fundit te Skënderbeu dhe më pas skuadra do të jetë gati edhe pse kampionati do të rikthehet me fazën e dytë më 31 janar .
Suksese pasueses Rozi me fanelën e Skënderbeut!
Ja dhe postimi i fundit i trajnerit Orlando Koja:
Rozi është “ujkonja” e fundit e Skënderbeut. Pasuese 23 vjeçare pjesëtare e kombëtares Algjeriane përforcim në repartin e organizimit tek ekipi Kampion.
On December 26 of last year, our portal “Korça Boom” revealed the first signing of the winter transfer window, which was Ghaziane Moulla Rozi, a player officially announced by the white-and-red club. Rozi was presented with the Skënderbeu jersey.
This news was also confirmed by Skënderbeu’s women’s volleyball coach, Orlando Koja, who immediately described her as a “she-wolf” joining the champions.
“KORÇA BOOM”