Nesër (të premten) në orën 17:00 Skënderbeu dhe Pogradeci në volejboll për femra do të luajnë testin e parë miqësor, thuajse 3 javë nga starti i kampionatit për të dy skuadrat. “Derbi” i Prefekturës së Korçës është kjo përballje edhe pse në fakt është jo më shumë se një ndeshje miqësore.
Ka qenë klubi juglindor që bën të ditur ndeshjen e nesërme, duke tregua se skuadrat kanë nevojë për ndeshje testuese në këtë periudhë merkatoje dhe faze përgatitore dimërore. Kujtojmë që Skënderbeu sapo ka zyrtarizuar blerjen e parë të pasueses nga Algjeria, Rozi, ndërkohë që Pogradeci në këtë emrkato dimërore ka qenë shumë aktiv dhe ka afruar shumë lojtare.
Siç dihet pogradecaret kanë si objektiv që në fund të jenë në katërshen e parë për të luajtur në “play-off”, ndërkohë që Skënderbeu ka si objektiv titullin kampion dhe kjo nuk diskutohet. Ndeshja e nesërme miqësore në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” pritet të jetë me emocione të shumta, ndërkohë që klubi korçar bën thirrje që tifozët të jenë të shumtë në pallatin e sportit.
Suksese Skënderbeut dhe Pogradecit, nesër në miqësoren e parë të këtij viti, që sigurisht nuk do të jetë e fundit, pasi në vazhdim do të ketë edhe një test tjetër në Pogradec.
Tomorrow (Friday) at 5:00 PM, Skënderbeu and Pogradeci in women’s volleyball will play their first friendly match, almost three weeks before the start of the championship for both teams. This matchup, referred to as the “Derby” of the Korça Prefecture, is essentially just a friendly game.
The southeastern club announced tomorrow’s game, highlighting that both teams need test matches during this winter transfer and preparation period. It’s worth noting that Skënderbeu has recently finalized the signing of an Algerian setter, Rozi, while Pogradeci has been very active in the winter transfer window, bringing in several players.
“KORÇA BOOM”