Shkëndërbeu – Pogradeci 0-3
(22-25, 23-25, 25-27)
Korçarët e lojës së rrjetës kanë zhvilluar miqësoren, ku këtë herë ishte ekipi i Pogradecit që bënte prezantimin e parë pas afrimeve në ekip. Të dy trajnerët, si Koja i korçarëve dhe Lisha i liqenoreve, më shumë se tek setet e kishin mendjen te konsolidimi i lojtareve me njëra-tjetrën, pasi vetë afrimet i bëjnë që ekipi të ketë nevojë për sa më shumë ndeshje.
Seti i parë ka qenë në fillimet e veta në udhëheqjen e korçarëve, por pas pikës së 12-të janë liqenoret që gabojnë më pak dhe arrijnë të krijojnë diferencën e duhur të pikëve për ta fituar këtë set 25-22.
Edhe seti i dytë ishte me një ecuri të mirë në fillimet nga korçarët, më pas ishin pogradecaret që e mbrojnë gjithçka dhe pas barazimit në pikën e 20 janë më të sakta në shërbim, duke fituar 25-23.
Seti i tretë ishte edhe më i gjati, pasi kishte nevojë për pikë shtesë, dhe liqenoret fituan 27-25 dhe kështu 0-3 në Korçë, duke treguar se duan të jenë të sigurta në qëndrimin e tyre në këtë kategori dhe me objektiva pse jo edhe madhore.
The first set started with Korça leading, but after the 12th point, it was the lakeside team that made fewer mistakes and managed to create the necessary point difference to win the set.
The second set also started well for Korça, but Pogradec soon took over and, after tying the score at 20 points, were more accurate in serving.
The third set was the longest, as it required extra points, and the lakeside team won 0-3 in Korça, showing that they are determined to be stable in their position in this category.
“KORÇA BOOM”