VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu në palestër, kampionet në fazë përgatitore

Date:

Skënderbeu në volejboll për femra ka filluar seancat e para stërvitore të vitit 2025-së, ndërkohë që skuadra nën drejtimin e trajnerëve Orlando Koja dhe Olsi Haxhillari është duke zhvilluar një fazë me ngarkesë, pasi koha është e mjaftueshme deri më 31 janar që do të jetë edhe starti i fazës së dytë të kampionatit kombëtar.

Fotoja që sjellim sot është publikuar nga vetë trajneri Orlando Koja, duke treguar se në seancat e paradites vajzat janë të gjitha në palestër, duke marrë ngarkesë. Sigurisht që është një fazë afërsisht njëmujore deri në fillimin e sezonit dhe Skënderbeu e ka marrë seriozisht, pasi përpara është një sezon i ngjeshur dhe Skënderbeu ka si objektiv të fitojë të gjitha trofetë.

Siç dihet Skënderbeu në volejboll për femra kryeson bindshëm kampionatin, por sigurisht që është edhe faza e dytë dhe më pas faza e play-off-it. Tashmë priten që në të ditët në vazhdim të zyrtarizohen edhe blerjet e reja në skuadër dhe më pas ekipi do të jetë edhe më i fortë në gjysmën e dytë të sezonit.

Përkushtimi qysh nga stafi teknik dhe deri te volejbollistet është vërtet i madh dhe u urojmë vazjave bardhekuqe: Suksese në këtë Vit të Ri dhe sa më shumë trofe të sjellin në qytetin juglindor.  

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci 3-1

Java 6 Skënderbeu-Partizani 3-0

Java 7 Tirana-Skënderbeu 2-3

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                    31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                 8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu               14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu            14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu              21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                 28 mars 2025          Ora 17:00

Skënderbeu’s women’s volleyball team has begun its first training sessions of 2025. Under the guidance of coaches Orlando Koja and Olsi Haxhillari, the team is undergoing an intensive training phase, as there is sufficient time until January 31, the start of the second phase of the national championship.

The photo shared today was posted by coach Orlando Koja himself, showing that during the morning sessions, all the players are in the gym, working hard. This nearly month-long preparation period before the season starts is being taken very seriously by Skënderbeu, as the team faces a packed season ahead. Their objective is clear: to win all the trophies.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Pogradeci nuk ia del dot në transfertën e Kukësit dhe fillon vitin me humbje

Kukësi - Pogradeci 3-1Shënues: Bircaj 12’, 41’, Sefa 78’...

Kategoria e Parë zbret në fushë, të gjithë sy e veshë në Kukësi-Pogradeci

Ashtu si Superiorja edhe Kategoria e Parë rikthehet ditën...

Zyrtare / Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi rinovon kontratën me FSHF-në

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e...