Sporti
Volej femra super skënderbeu u 20 pretendent për titullin kampion mposht apolloninë kryesuese
U-20 Skënderbeu-U-20 Apollonia 3-1(25-18, 25-19, 17-25, 25-23)Ditën e djeshme është luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” ndeshja e vlefshme për Grupin B, për kampionatin kombëtar për U-20.Skënderbeu për femra ka mundur Apolloninë kryesuese më rezultatin 3-1, në një ndeshje vërtet të bukur dhe që ka treguar forcën e vërtetë të vajzave bardhekuqe.Dy setet e para flasin për Skënderbeun që i fiton 25-18 dhe 25-19. Kur u duk se Skënderbeu do fitonte pastër, ka qenë Apollonia që është kthyer në lojë, teksa fiton setin e tretë 17-25. Seti i katërt dhe i fundit ka qenë dramatik dhe i bukur, ndërkohë që vajzat e trajnerit Olsi Haxhillari, fitojnë në fund 25-23 dhe mbyllin krejt ndeshjen 3-1 në favorin e tyre.Një fitore vërtet e madhe për Skënderbeun pretendent, pasi një javë para fundit ndodhen në vendin e tretë, por në javën e fundit do të përballen skuadrat e vendit të parë Apollonia dhe Korça Volley dhe sido të përfundojë kjo ndeshje, Skënderbeu ka një përballje të lehtë dhe do të renditet në vendin e dytë në Grupin B në përfundim të kampionatit.Kjo do të thotë që do të luajë në play-off me ekipin e vendit të parë të grupit tjetër.Me pak fjalë Skënderbeu U-20 është pretendenti kryesor për trofe këtë sezon dhe ky do të jetë një sukses vërtet i madh.Fitorja e djeshme ndaj kryesueseve të momentit Apollonisë, ka qenë një fitore e rëndësishme dhe ne u urojmë suksese vajzave bardhekuqe dhe trajnerit Olsi Haxhillari.
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Kategoria 2
KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!
Sporti
Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen
Sporti
Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti5 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Super Liga17 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…