Volej femra të enjte gjysëmfinalja e play off forca skënderbeu duam titullin kampion

Date:

Erdhi momenti i fazës së fundit, asaj të “play-off”-it në volejboll për femra, teksa Skënderbeu tashmë e ka të qartë synimin e titullit kampion.Në gjysmëfinale Skënderbeu do të ketë përballë Vllazninë, një ndeshje e lehtë në letër, por duhet parë në parket. Skënderbeu-Vllaznia, ndeshja e parë është më 11 mars, pra ditën e enjte në orën 17:00 në pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që sipas planifikimit takimi i kthimit do të jetë në Shkodër më 14 mars.Skënderbeu shpreson shumë që ta mbyllë sa më parë kalimin në finalen e madhe, teksa shpreson që ta mbyllë me dy ndeshje kualifikimin ndaj Vllaznisë.Në gjysmëfinalen tjetër do të jetë Partizani-Tirana, dueli që do të nxjerrë njërën prej tyre që do të kalojë në finale.Të enjten në orën 17:00 të gjithë në mbështetje të Skënderbeut në “Tamara Nikolla”, pasi skuadra më shumë se asnjëherë tjetër ka nevojë për mbështëtjen e tifozërisë.Forca vajza! Duam titullin kampion!

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E RËNDË/ 40-vjeçari u vetëvar në oborrin e shtëpisë! Policia jep detaje

Leskovik/Informacion paraprak Rreth orës 18:00, në një ambient afër oborrit...

NGJARJE E RËNDË: 40-vjeçari i jep fund jetës në Leskovik/ Policia në vendngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak momente më...

Skënderbeu/ Në plan edhe disa miqësore. Mësojeni!

Që korçarët do të zhvillojnë disa takime miqësore, kjo...