Sporti
Volej femra u krye trofeu i kupës së shqipërisë pronë e skënderbeut mposht tiranën urime vajza
Tirana-Skënderbeu 1-3(21-25, 25-27, 25-18, 23-25)Skënderbeu bën pronë trofetë e Kupës së Shqipërisë dhe në këto momente vajzat e “dëborës” ja dalin edhe në finale e kësaj Kupe, duke e fituar 1-3. “Leksion” korçar dhanë vajzat e Skënderbeut në shtëpinë e Tiranës dhe treguan se janë më të mirat e Shqipërisë. Trofeu në këto momente niset drejt Korçës dhe në këtë mënyrë pas fitimit të trofeut të Ligës “Gjergj Kastrioti” vjen edhe trofeu i dytë i Kupës së Shqipërisë. Bravo vajza! Bravo Skënderbeu! Jeni të jashtëzakonshme dhe më të mirat.Seti i parë nis me avatazhin e Skënderbeut 2-5, ndërkohë që Tirana barazon në 7-7. Sërish ka barazpeshë deri në pikën e 15-të ku edhe Skënderbeu fillon të bëjë diferencën në këtë set, teksa kryeson edhe më dy pikë 17-19, ndërkohë që më pas vajzat korçare tregohen të sakta dhe nuk tolerojnë deri në fund duke e fituar setin e parë 21-25. Një start fantastic për vajzat bardhekuqe.Seti i dytë i takimit nis me baraspeshë edhe pse Skënderbeu përpiqet të kalojë në avantazh disa herë. 6-6 dhe më 9-10 për Skënderbeun, ndërkohë që barazohet sërish në 11-11. Më pas Tirana del për herë të parë në avantazh 13-12, ndërkohë që shkëputja e parë me dy pikë për Tiranën ka qenë 14-12 dhe këtu Orlando Koja detyrohet të marrë pushim. Edhe pas pushimit është Tirana që thellon diferencën në 16-12. Këto Skënderbeu kujtohet të luajë disi dhe çon diferencën në 17-15. Sërish Tirana shton diferencën me 3 pikë, 19-16 dhe duket e sigurtë në këtë set. 20-18 pranë fundit dhe Skënderbeu kthehet në lojë, pasi barazon 20-20. Dhe vajzat e Kojës kalojnë në avantazhin 20-21, 21-22, Tirana kalon në avantazhin 23-22 dhe Skënderbeu merr pushim. Shifrat barazohen në 24-24 dhe ky set bëhet emocionues pasi duhen pikët shtesë. Skënderbeu mbyll setin 25-27 në favorin e vet dhe sigurisht që fiton edhe këtë set shumë vendimtar, pasi gjendja e seteve shkon në 0-2.Në setin e tretë ka barazimin 2-2 që në fillim, ndërkohë që më pas 7-6 për Tiranën dhe situata e pikëve është e ngushtë edhe në këtë set të tretë. Sërish barazim në 9-9, ndërkohë që 13-11 për herë të parë Tirana kryeson me dy dikë në këtë set. 16-13 për Tiranën dhe këtu duket diferencën po e bën Tirana. 20-17 vazhdon kyesimi i Tiranës dhe duket se ky set shkon për Tiranën, pasi kryeson edhe më tej 23-17 me diferencë të thellë dhe përfundimisht 25-18 duke çuar setet në 1-2 për Skënderbeun.Në setin e katërt duket se fillon imitimi i seteve të tjera, pasi fillon me shifrat 2-2. Më pas sërish në barazimin 6-6 dhe këto fillon shkëputja e Tiranës, pasi rezultati shkon në 10-7. Këtu Skëndebeu zgjohet dhe barazon shifrat në 11-11, duke u treguar i saktë në sulm dhe në mbrojtje. 12-14 kryeson Skënderbeu duke kaluar në avantazh tashmë. Diferenca shtohet më tej po për korçaret që duan ta mbyllin sa më parë ndeshjen, teksa kryesojnë 14-17, por Tirana kthehet në lojë dhe përmys shifrat duke kryesuar 20-18 dhe këtu Koja detyrohet të marrë pushim. Pas pushimit sërish barazim 20-20 dhe 22-21 për Tiranën. Më pas 22-23 për Skënderbeun që është pranë fitores dhe pushim nga Tirana. 23-25 më së fundi për Skënderbeun dhe ka festë për Skënderbeun pasi fiton krejt ndeshjen 1-3.Në këtë mënyrë, Skënderbeu fiton mes emocioneve të mëdha në kryeqytet në këto momentet në më shumë se orë ndeshje dhe tregoi se është skuadra më e mirë. Këtë e tregoi edhe sot ndaj Tiranës, pasi e mposhti dhe bëri të vetën Kupën e Shqipërisë.Tashmë mbetet titulli kampion për të sjellë në qytetin e Korçës dhe për ta bërë triplet.Sonte vonë trofeu i Kupës do të mbërrijë atje ku e ka vendin, në Korçë dhe me të drejtë tifozët kanë mundësi që të gëzojnë, pasi ky Skënderbe na ka bërë krenar të gjithëve!
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
Sporti
SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga22 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Aktualitet1 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special