Kampionati kombëtar i volejbollit rikthehet të shtunë me ndeshjet e kampionatit, si për meshkuj, por edhe për femra.
Të shtunën në mesditë të parët që do të zbresin në parket do të jenë meshkujt e Arben Priftit. Pikërisht në orën 12:00 të mesditës Skënderbeu-Vllaznia është ndeshja e mesditës, atje ku bardhekuqtë e rrjetës pas humbjes së një javë më parë në kryeqytet do të përpiqen ti rikthehen fitores dhe të paktën në letër Skënderbeu duket më favorit.
Më pas në orën 15:00 radhën do ta kenë femrat e Orlando Kojës. Pas 2 fitoreve radhazi në orën 14:00 Skënderbeu do të presë po Vllazninë në “Tamara Nikolla”, në një ndeshje që pritet të dhurojë emocione nga vajzat bardhekuqe.
Skënderbeu nuk do ta ketë shumë problem Vllazninë dhe do të synojë fitoren e pastër, por që sigurisht Koja dhe Haxhillari duan të mbajnë me këmbë në tokë lojtaret dhe fitoren do ta kërkojnë vetëm në parket.
Suksese këtë të shtunë vajzave të volejbollit dhe meshkujve që këtë sezon kanë një skuadër vërtet ndryshe dhe me objektiva të mëdha.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”