Lajme
Vrapoi për të qënë i lirë njihuni me mëzin
Të gjithë e kujtojnë Kastriot Sulçen ose siç shokët dhe sportistët e thërrisnin “Mëzi”. Kjo për atë, se djaloshi trupmadh, ishte si një “kalë” që vraponte dhe nuk ndalej. Bëhet fjalë për një kampion, rekordmen, njeriun që e donte shumë lirinë. Kastrioti edhe pse ishte një sportist model u përndoq nga diktatura. Babai i tij, ish-officer madhor përfundoi në burg nga regjimi. Kastrioti dhe pjesa tjetër e familjes përjetuan internimin dhe ai gjente shpresë tek pasioni i tij për sportin e Atletikës. E nisi karrierën tek ekipi i “17 Nentorit” ku shumë shpejt u pa talenti në garat e shpejtësisë në 100 dhe 200 metra.Në vitin 1983 thyen dy rekorde kombëtare, në 200 metra me kohën 21’6”, dhe në 400 metra me kohën 48’02”, rekorde që shënuan edhe emrin e Kastriotit në historinë sportive me fanelën e Skënderbeut. Gjatë kësaj kohe Kastrioti ishte ushtar në repartin e xhenios ku punonte me kazmë e lopate dhe më pas nuk ngurronte dhe gjente kohë të stërvitej nën urdhrat e trajnerit të madhit, Tomi Stefallari.Të gjithëve na kujtohet kur në Korçë zhvillohej Kupa “Kristo Isak”. Një stadium i mbushur më shumë se në një ndeshje futbolli , ku Kastrioti doli i pari në çdo garë , kjo jo vetëm tek të tijat individuale, por edhe tek dy stafetat 4×100 dhe 4×400.Ka një detaj interesant nga thyerja e rekordit kombëtar në 400 metra në Korçë. Kastrioti kërkoi lejë për të marrë pjesë në garë, por komandanti i repartit nuk e lejo. “Mëzi” del nga rrethimi dhe vjen në stadium, thyen rekordin,merr medaljen, por nuk ka kohë të gëzohet pasi duhet të jetë ne repart sepse mund të ndëshkohej. Gazetat dhe radiot së bashku me televizionin e vetëm të kohës kanë buçitur për këtë rekord. Duke dëgjuar për të komamdanti i repartit ndjen gabimin, vë dorën në zemër për këtë atlet madhështor dhe kështu Kastrioti nuk merr ndëshkim.Ai nuk kishte fat dhe mundësi të garonte jashtë vendit. Por për Kastriotin do të vinte edhe dita e lirisë. Pas viteve 90, ai është dekoruar për kontributin e dhënë. Kastrioti, pas viteve 90 është dekoruar me të gjithë titujt dhe medaljet e mundshme duke treguar se pasioni dhe dëshira janë mbi gjithçka.Në moshën 53-vjeçare zemra e tradhëtoi. Ai nuk ishte më, ama la pas kujtimin e një sportisti dhe njeriu që ëndrrën e tij nuk e la kurrë të shuhet.
Lajme
Reagojnë tifozët korçarë/ E kanë me gjykimin…
Lajme
Skënderbeu in men’s volleyball defeated Vllaznia
Lajme
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg” për 34-vjeçarin nga Vlora për trafikim të paligjshëm
Lajme
Liqenoret e rrjetës kërkojnë rikthim tek fitorja..
Arsimi
Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë
Lajme
Në Korçë dëmtohet impianti elektrik, ekipet pa stërvitje..
Lajme
FSHF Sunday League 2024-25/ Nis sot sezoni i gjashtë i futbollit amator, luhen pesë takimet e para
Lajme
Reagon gazetari pas kërcënimeve: Nuk më trembet syri fare!
Aktualitet
Mirëmëngjes nga kisha e Shën Triadhës në Tudas të Oparit!
Lajme
Vajzat e Skënderbeut dominojnë ndaj Teutës, fitojnë me rezultat …
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti22 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…