Connect with us

Sporti

Zhvillohet asambleja e përgjithshme e zakonshme e shrf korçë ja vendimet që u morën nga anëtarët

Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë ka zhvilluar punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme, ku të pranishëm ishin 8 anëtarë të shoqatës të përfaqësuar nga 13 delegatë dhe u morën disa vendime të rëndësishme për mbarëvajtjen e futbollit në këtë rajon.Në punimet e Asamblesë së SHRF Korçë u diskutua mbi, raportin e aktivitetit të shoqatës, miratimin e pasqyrave financiare, miratimin e buxhetit për vitin 2024, zgjedhjen e delegatëve që do të përfaqësojnë SHRFK-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së, pranimin për antarësim, miratimin e rregullores së veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025, si edhe ndryshimi i adresës së selisë së SHRF Korçë.I pranishëm në punimet e Asamblesë së SHRFK-së ishte edhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Ylli Çekiçi, i cili gjatë fjalës së tij përshëndetëse vlerësoi punën e mirë të bërë nga anëtarët e SHRF Korçë dhe theksoi se duhet punuar më shumë për të afruar sa më shumë vajza në botën e futbollit.“Në këtë rajon ka pasur rritje të ekipeve dhe të numrit të fëmijëve që angazhohen në futboll. Nuk mund të lëmë pa përmendur futbollin e vajzave, që FSHF po e mbështet financiarisht dhe do vazhdojë ta bëjë. Me përkushtimin e të gjithëve, me ndihmën tonë dhe dëshirën e mirë të të gjithë aktorëve, duhet të punojmë për të sensibilizuar dhe afruar më shumë vajza në botën e bukur të futbollit” – tha fillimisht anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.Më tej, Ylli Çekiçi, i garantoi anëtarëve mbështetjen e plotë të FSHF-së dhe i ftoi ata të sjellin propozime konkrete për përmirësimin e infrastrukturës dhe për ide që ndihmojnë në zhvillimin e futbollit në këtë rajon.“Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë ka pasur mbështetjen e FSHF-së me projekte madhore si “Topi Yt” dhe “Uniforma Ime”, përmes të cilave kompletohen të gjithë fëmijët me bazën e nevojshme materiale. Gjithashtu edhe në aspektin e infrastrukturës FSHF ka qenë e gatshme për t’ju mbështetur me anë të projektit “100 fushat” dhe gjithmonë e hapur për të bashkëpunuar përmes propozimeve tuaja. Ndaj ju ftojmë që të sillni vazhdimisht ide konkrete për përmirësimin e infrastrukturës, por edhe për iniciativa që ndihmojnë zhvillimin e futbollit në këtë rajon e që mund të bëhen realitet me mbështetjen e FSHF-së” – tha ndër të tjera Ylli Çekiçi në fjalën e tij përshëndetëse.Kryetari i SHRF Korçë, Ilirjan Përmeti tha se gjatë vitit të kaluar janë plotësuar objektivat e vendosura, duke shënuar suksese në rritjen e ekipeve dhe numrit të lojtarëve. Ai theksoi se një ndikim të madh në këtë sukses kanë patur projektet e FSHF-së si “Topi Im”, “Uniforma Ime” por edhe mbështetja e madhe për futbollin e femrave.Gjithashtu Kryetari i SHRF Korçë, Ilirjan Përmeti vlerësoi edhe futbollin amator në veçanti kampionati “Sunday League” 11×11, i cili organizimi i tij tashmë është kthyer në traditë në qytetin e Korçës. Prioritetet kryesore të SHRFK-së përfshijnë, evidentimin e futbollistëve të spikatur në ekipet e moshave dhe vëzhgimin, përzgjedhjen dhe punën e vazhdueshme me ta.Me anë të votimit të anëtarëve të SHRFK-së u miratuan pasqyrat financiare dhe buxheti për vitin 2024. Gjithashtu u miratua edhe rregullorja e e veprimtarisë futbollistike për sezonin 2024-2025.U zgjodhën edhe delegatët që do të përfaqësojnë SHRFK-në në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së të propozuar nga anëtarësia që janë, Ilirjan Përmeti dhe Nesti Binishi. Shoqatës Rajonale të Futbollit Korçë iu shtua edhe një anëtar i ri me të drejta të plota që është: “Shoqata Akademia e Futbollit Pogradeci”.Në fund, u miratua edhe ndryshimi i adresës së selisë së SHRFK-së, që do të jetë lagjja Nr.1, Rruga “Rilindasit”, Korçë.

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…

Korçarët kanë pësuar një humbje në fushën e tyre. Ka qenë ekipi i Egnatias që me një gol i ka lënë korçarët pa pikë.

Duket se vërtet kjo ndeshje doli jashtë çdo parashikimi, kur korçarët kanë luajtur me një futbollist më pak . Në këto momente trajneri Ivan Gvozdenoviç largoi një sulmues si Nikaj dhe në vendin e tij Ramos dhe nuk kishte si të vepronte ndryshe.

Pikërisht kjo, solli edhe faktin se uli forcën sulmuese dhe ishte e pritshme. Në kushte të një iferioriteti numerik është e vështirë edhe të analizosh atë që ndodh në fushë dhe kjo mund të thuhet për korçarët.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…

Në këtë ndeshje kemi parë një rotacion të dukshëm tek Skënderbeu. Kështu është hedhur për herë të parë si titullar Doka në krahun e djathtë të mbrojtjes në vendin e Vangjelit dhe mungesa e Juri Merlimit të dëmtuar është zëvendësuar nga Krasniqi që edhe ai luajti për herë të parë si një titullar.

Në një vështrim të parë ishin dy pika që nuk kanë çeduar gjatë lojës dhe mund të thuhet janë fituar si futbollistë formacioni. Por pritshmëritë janë edhe më të mëdha ndaj kujdo që ka ardhur nga merkato dhe është pjesë e këtij ekipi.

Të paktën Doka dhe Krasniqi e dhanë sinjalin, ashtu si Vaskuez që është tashmë një titullar, por kjo ndoshta edhe provizore pasi është Randi ai që e do këtë vend.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SKËNDERBEU/ Humbja ndaj Egnatias konfirmoi krizën e bardhekuqve!

Pritej që dita e djeshme të ishte kthesa e Skënderbeut, por ja që nuk ndodhi dhe pas humbjes me Egnatian në shtëpi, Skënderbeu konfirmoi se është në krizë rezultatesh, gjë që në fakr nuk pritej.

Nëse do ta mendojë në fillim të sezonit që pas 8-të javësh Skënderbeu do të kishte vetëm 7 pikë, askush nuk do ta firmoste këtë fakt. Por, sot 7 pikë dhe vendi i 8-të në tabelën e renditjes është realitet.

Skënderbeu në kaq javë ka vetëm 2 fitore, 1 barazim dhe plot 5 humbje, humbje që në fakt nuk i ka merrituar të gjitha, por ja që janë prezente dhe e kanë futur skuadrën në një situatë aspak të mirë.  

Janë luajtur vetëm 8-të ndeshje dhe janë edhe 28-të deri në fund, por kthesa duhet të vinte në shtëpi për të kaluar krizën, ndërkohë që humbja thelloi këtë krizë dhe tashmë duhet të ndërhyhet sa më parë për të kaluar këtë situatë. Si ndërhyhet, padiskutim që këtë më mirë se kushdo tjetër e di presidenti Ardjan Takaj, pa thënë se edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç di të ndërhyjë në situata të tilla.

Tashmë do të kemi dy javë pushim dhe ky është momenti i reflektimit, moment që skuadra ti verë “gishtin” kokës për të treguar se Skënderbeu është atje dhe mungojnë thjesht rezultatet, pasi grupin e ka.

Forca Skënderbe! Kjo situatë vërtet duhet kaluar…

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

KATEGORIA E DYTË/ Sot vëmendja në Memaliaj-Maliqi dhe Delvina-Devolli!

Ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë edhe Kategoria e Dytë do të luajë ndeshjet e radhës. Kështu të do të zhvillohen ndeshje e javës së 3-të, ku ekipet e grupit B do të zbresin në fushë për të kërkuar 3 pikët.

5 ndeshje do të luhen ditën e sotme. Saktësisht ekipet e grupit b do të marrin skenën, përballje këto që do të luhen në orën 14:00.

Memaliaj-Maliqi, Këlcyra-Tomori, Turbina-Shkumbini, Butrinti-Orikumi dhe Delvina-Devolli do të luhen në të njëjtën orën, 14:00. Këtë javë pushim do të jetë skuadra e Luftëtarit.

GRUPI B:

MEMALIAJ – MALIQI

KËLCYRA – TOMORI

TURBINA – SHKUMBINI

BUTRINTI – ORIKU

DELVINA – DEVOLLI

LUFTËTARI – pushim

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç i zhgënjyer: Nuk e meritonim, kartoni i kuq vendosi ndeshjen

Skënderbeu vijon “pikiatën” duke pësuar një tjetër disfatë, kësaj radhe në shtëpi përballë Egnatias. Korçarët mbeten në vendin e 8-të në Play-Out. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Ivan Gvozdenovic foli për RTSH Sport.

“Nuk meritonim këtë ndeshje. Vendosi kartoni i kuq, na e bëri të vështirë. Jemi shumë të mërzitur. Në pjesën e parë kishim besim. Egnatia nuk bëri lojë si gjithmonë. Kemi nevojë për pak kohë.

Reagojmë mirë, por vjen goli në një moment kur jemi me 10 lojtarë. Egnatia përsëri nuk rrezikoi asnjëherë. Provuam të gjitha, 4 sulmues, presing anash, por ky ishte maksimumi. Një barazim do ishte i drejtë, Egnatia nuk ishte skuadra më e mirë.

Pësojmë shumë gola dhe shënojmë shumë gola. Sot u ndëshkuam kur ishim me 10 lojtarë. Mund të rreshtoheshim më mirë mbrapa, por ishte shumë e vështirë.

Rezultatet do të vijnë, patjetër. Nëse nuk kemi besim nuk do të dalim kurrë nga momenti i vështirë. Do vazhdojmë të luftojmë”, – tha Govzdenoviç.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tetova: Donim vetëm 3 pikët, Skënderbeu nuk rrezikoi shumë

Egnatia rikthehet më në fund te fitorja duke mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë. Goli i Dardan Vuthaj i dha 3 pikët e arta rrogozhinasve. Trajneri Edlir Tetova foli pas ndeshjes ku u shpreh i kënaqur për rikthimin te rruga e fitores.

“Donim vetëm 3 pikët, ndërruam skemën prej mungesave. Pjesën e parë ishim mirë në manovër, ndërsa në të dytën me pak qetësi mund të bënim golin e dytë. Pas kartonit të kuq të Malotës loja u barazua shumë, por kundërshtari nuk na rrezikoi shumë në portën tonë.

Na duhet shumë punë akoma me sulmin, poshtë e marrim topin mirë, por sulmi do punë akoma. Shpresoj të na ndihmojë pauza”, – tha Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Skënderbeu “kafshon” edhe Barleti Volley. Elena Bego më e mira!

Skënderbeu ka mposhtur dje edhe Barleti Volley në ndeshjen e javës së 4-t të superligës për femra. Një fitore e lehtë e vajzave të Orlando Kojës, që e kanë pasur të lehtë këtë fitore nga fillimi në fund.

Vlerësimi që i kishte bërë Skënderbeu skuadrës kryeqytetase bëri që në “Asllan Rusi” vajzat bardhekuqe të rrjetës të mos e falin skuadrën kryeqytetase dhe të fitojnë me rezultatin e pastër 0-3.

Pas kësaj fitoreje Skënderbeu vijon të qëndrojë në krye me 4 fitore në po kaq ndeshje së bashku me Partizanin.

Sipas informacioneve që ka nxjerrë stafi teknik për këtë ndeshje Elena Bego ka qenë volejbollistja më e mirë e këtij takimi duke shënuar edhe 15 pikë në total. Urime kapitenes së Skënderbeut.

Javën e ardhshme Skënderbeu do të presë në shtëpi në derbin e juglindjes Pogradecin, teksa do të kërkojë sërish fitoren.

Suksese vajzave të Skënderbeut!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                        31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Super Liga

Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë

Skënderbeu- Egnatia 0-1

Shënues: Vuthaj 64’

Korçarët kanë humbur një ndeshje që askush nuk e kishte parashkuar si të tillë, kjo për shkak të asaj që ka ndodhur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Vaskuez largohet me kartonin e kuq. Ishte ky momenti që prishi ekuilibrat tek skuadra korçare dhe për pasojë duke qenë me dhjetë futbollistë ka pësuar edhe golin e vetëm të takimit në minutën e 64’ pas një topi që u end për disa çaste në zonë dhe Vuthaj është treguar shumë i saktë.

Por duhet thënë se ishte një ndeshje me mjaft ritëm nga ana e të dy ekipeve, dy ekipe që kërkonin me domosdo të merrnin tre pikët, pasi vetë pozicioni i tyre ua detyronte këtë gjë. Pjesa e parë ka qenë e ekulibruar me disa tentativa më shumë nga ana e miqve që godisnin në drejtim të portës, ndërkohë që korçarët me Bismark dhe Rashicën kanë krijuar mundësi, por pa finalizim edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Ekuilibrat vendosen kur Malota është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 74′. Pas këtij momenti është skuadra korçare që është më superiore, por ndoshta edhe pak fat duhet të kishin kur goditja e Tayo me kokë ishte ngjitur me shtyllën. Gjithsesi Skënderbeu ngleli në pozita të njëjta dhe Egnatia mori tre pikë që e bëjnë të kalojë krizën e dukshme në këto javë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt

Elbasani – Skënderbeu 0-3

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mbyllur ditën e sotme me një tjetër fitore të pastër dhe spektakolare, duke mposhtur Elbasanin brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0, ndeshje e cila u zhvillua sot në orën 17:00.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan në javën e katërt të superligës, Skënderbeu nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë vendasit, në një ndeshje që u komandua në të tre setet nga bardhekuqtë e rrjetës.

Në katër javë Skënderbeu ka 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë përkohësisht, ndërkohë që objektivat këtë sezon janë madhorë për skuadrën e Arben Priftit.

Suksese Skënderbeut në volejboll për meshkuj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News