Connect with us

Sporti

Zyrtare djantu sot e mbyll me skënderbeun më 1 qershor hapet merkatoja lexoni

Djantu Çabutang pas ndeshjes së sotme do të takohet me të gjithë shokët e ekipit dhe do të largohet nga Shqipëria.Ky është lajmi zyrtar që mësohet në këto momente, ndërkohë që zyrtare është lajmi që Djantu tashmë e ka mbyllur në Danimarkë dhe pret vetëm 1 qershor, moment kur hapet edhe merkatoja verore për klubet.Pas asaj date sulmuesi bardhekuq do të veshë fanelën e re në Danimarkë dhe shitja tashmë është bërë zyrtare, teksa 200 mijë euro do të vijnë në arkën e klubit “Skënderbeu”.Sipas burimeve pranë skuadrës me shumë mundësi Djantu sot nuk do të luajë nga minuta e parë, për tu dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë, pasi sulmuesi është shitur dhe stafi teknik dëshiron të shikojë edhe lojtarë të tjerë që ka në dispozicion.Me pak fjalë sot është dita e fundit e Djantu dhe shkon në dy numri i lojtarëve që janë shitur nga Skënderbeu, Franklin me 450 mijë euro dhe Djantu me 200 mijë euro.

Djantu Çabutang pas ndeshjes së sotme do të takohet me të gjithë shokët e ekipit dhe do të largohet nga Shqipëria.Ky është lajmi zyrtar që mësohet në këto momente, ndërkohë që zyrtare është lajmi që Djantu tashmë e ka mbyllur në Danimarkë dhe pret vetëm 1 qershor, moment kur hapet edhe merkatoja verore për klubet.Pas asaj date sulmuesi bardhekuq do të veshë fanelën e re në Danimarkë dhe shitja tashmë është bërë zyrtare, teksa 200 mijë euro do të vijnë në arkën e klubit “Skënderbeu”.Sipas burimeve pranë skuadrës me shumë mundësi Djantu sot nuk do të luajë nga minuta e parë, për tu dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë, pasi sulmuesi është shitur dhe stafi teknik dëshiron të shikojë edhe lojtarë të tjerë që ka në dispozicion.Me pak fjalë sot është dita e fundit e Djantu dhe shkon në dy numri i lojtarëve që janë shitur nga Skënderbeu, Franklin me 450 mijë euro dhe Djantu me 200 mijë euro.

Continue Reading

Super Liga

Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë

Skënderbeu- Egnatia 0-1

Shënues: Vuthaj 64’

Korçarët kanë humbur një ndeshje që askush nuk e kishte parashkuar si të tillë, kjo për shkak të asaj që ka ndodhur në minutat e fundit të pjesës së parë, kur Vasques largohet me kartonin e kuq. Ishte ky momnti që prishi ekuilibrat tek skuadra korçare dhe për pasojë duke qenë me dhjetë futbollistë ka pësuar edhe golin e vetëm të takimit në minutën e 64’ pas një topi që u end për disa çaste në zonë dhe Vuthaj është treguar shumë i skatë.

 Por duhet thënë se ishte një ndeshje me mjaft ritëm nga ana e të dy ekipeve, dy ekipe që kërkonin me domosdo të merrnin tre pikët, pasi vetë pozicioni i tyre ua detyronte këtë gjë. Pjesa e parë ka qenë e ekulibruar me disa tentativa më shumë nga ana e miqve që godisnin në drejtim të portës, ndërkohë që korçarët me Bismark dhe Rashicën kanë krijuar mundësi, por pa finalizim edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Ekuilibrat vendosen kur Malota është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 74′. Pas këtij momenti është skuadra korçare që është më superiore, por ndoshta edhe pak fat duhet të kishin kur goditja e Tayo me kokë ishte ngjitur me shtyllën. Gjithsesi Skënderbeu ngleli në pozita të njëjta dhe Egnatia mori tre pikë që e bëjnë të kalojë krizën e dukshme në këto javë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt

Elbasani – Skënderbeu 0-3

Skënderbeu në volejboll për meshkuj ka mbyllur ditën e sotme me një tjetër fitore të pastër dhe spektakolare, duke mposhtur Elbasanin brenda në shtëpi me rezultatin e thellë 3-0, ndeshje e cila u zhvillua sot në orën 17:00.

Në ndeshjen e zhvilluar sot në Elbasan në javën e katërt të superligës, Skënderbeu nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposhtë vendasit, në një ndeshje që u komandua në të tre setet nga bardhekuqtë e rrjetës.

Në katër javë Skënderbeu ka 3 fitore dhe vetëm 1 humbje, duke u renditur në vendin e dytë përkohësisht, ndërkohë që objektivat këtë sezon janë madhorë për skuadrën e Arben Priftit.

Suksese Skënderbeut në volejboll për meshkuj!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Egnatias do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që të dy ekipet kanë dalë në fushën e lojës dhe po zhvillojnë nxemjen e tyre të zakonshme.

Më poshtë po ju sjellim dhe albumin me foto me momentet e tanishme në fushën e lojës, ndërkohë që në orën 19:00 pritet të jetë një ndeshje vërtet e fortë dhe me shumë emocione.

Skënderbeu nga ana e vet do të luajë fitore, por të njëjtën gjë do të bëjë edhe Egnatia, kampionia në fuqi e superligës. Suksese Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve

Skënderbeu dhe Egnatia do të përballen mbrëmjen e sotme për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që do të zhvillohet në Korçë, do të startojë në orën 19:00.

Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Skënderbeu – Egnatia.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU: Alia, Vasquez, Prençi, Gerco, Doka, Rabiu, Janaqi, Krasniqi, Rashica, Nikaj, Bismark. Trajner: Ivan Gvozdenoviç.

EGNATIA: Dobjani, Aliyev, Malota, Aleksi, Ndreca, Rama, Zejnullai, Ujka, Kasa, Joel, Vuthaj. Trajner: Edlir Tetova.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!

Mesditën e sotme janë zhvilluar 5 ndeshje të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 7-të të kampionatit. Në këto 5 ndeshje u shënuan 10 gola.

Flamurtari fitoi me përmbysje 2-1 në transfertë përballë Korabit, ndërsa në krahun tjetër Pogradeci triumfoi pastër dhe pa probleme me rezultatin 2-0 kundër Kukësit.

Në ndeshjet e tjera, Burreli u mposht 3-0 në transfertë ndaj Besës së Kavajës dhe Lushnja barazoi pa gola 0-0 kundër Erzenit. Po në barazim, por me rezultatin 1-1 përfundoi ndeshja mes Valbonës dhe Apolonisë.

Kampionati vazhdon që të kryesohet nga Besa e Kavajës. Klubi verdhezi mbetet në vendin e parë me 19 pikë, 1 më shumë se Flamurtari i vendit të dytë.

Ndeshjet e sotme:

Valbona – Apolonia 1-1

Shënues: Krasniqi 75′ / Trifoni 58′

Korabi – Flamurtari 1-2

Shënues: Mziu 43′ / Batha 52′, Andoni 61’ (aut}

Pogradeci – Kukësi 2-0

Shënues: Sulo 3′, Raza 73′

Lushnja – Erzeni 0-0

Besa – Burreli 3-0

Shënues: Goxha 7′, Dos Santos 35′, Gjinaj 83′

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave do të luhet e ndarë në dy ditë. Tre prej ndeshjeve do të luhen të dielën e 6 tetorit, ndërsa dy sfidat e tjera do të zhvillohen të hënën.

Laçi – Egnatia dhe Apolonia – Teuta do të luhen pasditen e së dielës, në orën 15:00. Po të dielën do të luhet edhe sfida Vllaznia – Kinostudio, në orën 15:30. Shkodranet vijnë pas fitores së thellë në Rrogozhinë javën e kaluar dhe do të kërkojnë të vijojnë me ecurinë pozitive.

Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së dytë. Partizani do të presë Lushnjën në “Arenën e Demave”’, me sfidën që është programuar të luhet në orën 14:00.

Ndeshja e fundit e javës është ajo mes Tiranës dhe Gramshit. Këto të fundit e nisën sezonin me një fitore të thellë ndaj Lushnjes 11-0.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Apolonia – Teuta, e diel, ora 15:00

Laçi – Egnatia, e diel, ora 15:00

Vllaznia – Kinostudio, e diel, ora 15:30

Partizani – Lushnja, e hënë, ora 14:00

Tirana – Gramshi, e hënë, ora 15:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore

Është përmbyllur me sukses turneu UEFA Development U-15 për vajza i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, që uli siparin ditën e sotme me dy takimet e fundit Shqipëri – Maqedoni e Veriut dhe Kosovë – Estoni.

Shqipëria mori fitoren e dytë radhazi me penallti, pasi mundi Maqedoninë e Veriut 4-3. Koha e rregullt e ndeshjes u mbyll 0-0 dhe nga penalltitë triumfuan vajzat kuqezi.

Trajnerja Danjela Kodra e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj, Elda Ahmeti, Reiana Jahelezi, Ava Hysenaj, Aldisa Kronaj, Megi Preci, Tuhana Cifliku, Lorena Leskaj, Arsiola Zenunllari, Emi Maksuti.

Ndeshja ishte e barabartë dhe të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por asnjë ekipi nuk e gjeti rrugën e rrjetës.

Koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe ekipet iu drejtuan penalltive. Vajzat kuqezi u treguan më të sakta dhe Shqipëria triumfoi 4-3.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Estonia mundi Kosovën me rezultatin 3-2.

Më poshtë rezultatet e të gjitha ndeshjeve:

Ndeshjet e para (30 shtator)

Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3

Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta (2 tetor)

Maqedoni e Veriut – Kosovë 2-3

Shqipëri – Estoni 1-1 P(4-2)

Ndeshjet e treta (5 tetor )


Estoni – Kosovë 3-2

Shqipëri – Maqedoni e Veriut 0-0 P(4-3)

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”

Të shumta janë format dhe mënyrat që tifozët korçarë duan të inkurajojnë ekipin e tyre sot kundër Egnatias në Korçë. Kjo për atë se korçarëve u duhen pikët dhe vetë renditja bën që të kenë presionin e pikëve.

Tifozët korçarë mbështesin ekipin e tyre me prezencë, por nuk mungojnë as fotomontazhet e ndryshme që u japin edhe më shumë krenari dhe i vënë para pëgjegjësisë, se duhet të nderojnë këtë fanelë dhe të mos harrojnë se janë “Skënderbeu”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës

Sot në orën 19:00 të dy ekipet që zbresin në fushën e lojës, Skënderbeu dhe Egnatia duhet pranuar se nuk janë në pozicione të mira, por të dy trajnerët si Gvozdenoviç ashtu edhe Tetova nuk e pranojnë se ekipet i kanë në krizë.

Ama, nuk e fshehin faktin se u duhen pikët dhe kërkojnë t’ia marrin njëra-tjetrës. Madje hapur, të dy trajnerët para ndeshjes kanë deklaruar se do të fitojnë. Natyrisht për fitore dilet në fushën e lojës, por ata duan të dalin nga kjo situatë, pasi në qoftë se nuk marrin pikë të plota, secili ekip do të zhytej në një moment që mund të thuhet është krizë.

Edhe pse akoma ka një rrugë të gjatë deri në fund, pikët e çdo ndeshjeje janë ato që bëjnë një bilanc në fund të sezonit dhe krizë për pikë kanë të dy ekipet. Prandaj themi që do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe nuk shpresohet shumë tek një lojë e bukur, por bukurinë çdo ekip e gjen tek pikët.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley

Sot është dita e lojërave me dorë, teksa do të luhet java e 4-t e kampionatit kombëtar në volejboll për femra. Skënderbeu ka udhëtuar qysh mbrëmë dhe është akomoduar në kryeqytet, ndërkohë që sot pret orën 17:00 për të luajtur javën e katërt.

Barleti Volley-Skënderbeu është përballja e pasdites në “Asllan Rusi”, ndërkohë që Skënderbeu ka vetëm një objektiv në këtë transfertë, për të dalë me tre pikë të plota.

Në tre javët e para Skënderbeu ka arritur të shënojë tre fitore, duke humbur vetëm një set dhe kjo ka bërë që të jetë me pikë të barabarta me Partizanin, por të renditet në vendin e dytë me 9 pikë.

Suksese vajzave të Skënderbeut në ndeshjen e sotme!

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu          5 tetor 2024                        Ora 17:00

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                                    31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                  14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News